Opozita kërkon ti drejtohet OSBE/ODIHR, batuta e Murrizit: Deri më 31 dhjetor dezhurn aty është Rama

Shqipëria

Opozita kërkon ti drejtohet OSBE/ODIHR, batuta e Murrizit: Deri më 31 dhjetor dezhurn aty është Rama

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:06
Myslim Murrizi

Në një deklaratë për mediat jashtë ambjenteve ku mblidhet Këshilli Politik, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka ironizuar me kërkesën e opozitës jashtëparlamentare për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR me qëllim marrjen e ekspertizës përsa i përket çështjes së koalicioneve.

Sipas tij, Damian Gjiknuri kërkon të rrijë në pushtet, ndrësa Oerd Bylykbashi kërkon të vijë në pushtet teksa shtoi se në Këshillin Politik nuk ka asnjë vendim por palët vetëm shohin njëri-tjetrin.

Sipas Murrizit, duke iu drejtuar OSBE ata i drejohen Ramës përderisa kryeministri shqqiptar është kreu i saj deri më 31 dhjetor.

‘’Prej 2 orësh është diskutuar 20 minuta, pjesën tjetër rri kot edhe shi veten në sy. U ka ngel sharra në gozhdë. Është bërë Damiani pishman për 30 korrikun.

Është bërë pishman dhe opozita pse nuk kontribuoi, por nuk e ribën dot.Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve nuk i ndërron as ky këshill, dhe as gjithë këshillët.

Ose me 28 firma.

I thashë po ju lë në çlirësinë tuja, po zihen për një letër, e firmosin 4 veta apo 3 për të shkuar në OSBE. Pyeta përfaqësuesin e OSBE, a ka mekanizëm bllokues. Tha që letra duhet t’i shkojë ODIHR në Poloni, dhe tha nuk kemi ndonjë normë.

Mos kenë një herezi për r’iu drejtuar, sepse për çdo problem në 2 vite i janë drejtuar Venecias. Nëse sebepi është vetëm firmosja e një letre, a është mirë siç thotë Damiani, apo siç thotë Oerdi. Nuk e meritojnë të ngelen peng shqiptarët për një letër.

Nuk e di pse heshtin kanë 7-6 muaj. Hallet i kemi të veçanta. Gjiknuri ka hall të rrijë në pushtet,Bylykbashi të rrijë. Unë kam hall të çoj në fund ëndrrën e nisur në dhjetor ’90.

Për të zgjedhur shqiptarët deri në 2008 kanë nisur. Me këtë lloj koalicionesh s’kam qejf të bëj koalicion me asnjë nga këta. PS është bërë pishman, po s’ka tjetër, Kushtetuta nuk është makinë Fiat Punto, që kur ke bllok do ikësh mbrapa. Ose ta çbëjnë, ose t’i drejtohen sovranit çfarë Kushtetutë duan.

Jam shumë dakord t’i drejtohen kujt të duan, edhe Kinës po të duan. BRSS, Indisë, jo më OSBE ku jemi anëtarë. I madhi fare i Damianit është kryetar aty.

Asnjëlloj propozimi i PS nuk e rrëzon dot Kushtetutën. Po qe se janë kaq rehat le ta votojnë nëse na kanë përdorur ne. Këta të Bllokut e kanë mësuar vonë se sa peshon Kushtetuta.

PS ka 74 vota, nuk do bëhet Kod Zgjedhor me klering apo trafikim”, tha Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat