Drejtori i policisë kriminale italiane takim me Lleshajn e Veliun: Do të ngremë struktura kundër krimit

Shqipëria

Drejtori i policisë kriminale italiane takim me Lleshajn e Veliun: Do të ngremë struktura kundër krimit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:54
Ardi Veliu

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike dhe drejtori i policisë Kriminale, Prefekti Vittorio Rizzi udhëhoqi delegacionin italian në një vizitë në kryeqytetin shqiptar për takime në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Takimet me Autoritetet e qeverisë dhe ato të policisë u përqendruan në gjendjen e bashkëpunimit policor dhe përforcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy vendeve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Po ashtu, në takim mori pjesë edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili me rastin e vizitës, deklaroi:

“Vizita e Zëvendës Drejtorit të Policisë dhe rezultati i takimeve të zhvilluara gjatë këtyre dy ditëve janë një hap i rëndësishëm për një përforcim të mëtejshëm në formë më organike e më të strukturuar të bashkëpunimit tashmë të shkëlqyer policor midis dy Vendeve tona”.

Në përfundim të takimit, Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj, si dëshmi e bashkëpunimit të konsoliduar midis dy Vendeve, i akordoi Prefektit Vittorio Rizzi Medaljen e Nderit, nderimi më i rëndësishëm i dhënë nga kjo Ministri.

Ndërkohë, prefekti Rizzi deklaroi: “rezultatet operative të shkëlqyera midis forcave të Policisë italiane e asaj shqiptare – konfirmuar së fundmi me operacionin Los Blancos – tregojnë cilësinë e punës së përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar. Ngritja, në vijim, e një tryeze të përhershme të përbashkët do të jetë mekanizmi për të garantuar një zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit Ndërkombëtar policor në përcaktimin e mjeteve operative strategjike si, para së gjithash, zhvillimin e një sistemi të përbashkët për të analizuar krimin si edhe të projekteve trajnuese për bashkërendimin e një gjuhe teknike të përbashkët me qëllim përmirësimin e cilësisë së rezultateve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat