Pensioni nuk mjafton as për bukë, apeli: Partitë të kthejnë sytë nga mosha e tretë

Shqipëria

Pensioni nuk mjafton as për bukë, apeli: Partitë të kthejnë sytë nga mosha e tretë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:31
Ilustrim

“Kur je fukara, i diskriminuar je se nuk ke lekë të shpenzosh. Mendon si do të pish një kafe.”

“Bukën e hamë me recetë.”

Në ditën e të moshuarve Shqipëria shënon rreth 669 mijë pensionistë. Pjesa më e madhe e tyre përfitojnë nga 7 mijë deri në 25 mijë lekë pension.

Të ardhurat sipas tyre nuk mjaftojnë as për të plotësuar nevojat minimale.

“Me lekët paguaj drita dhe ujë, kaq”.

Shqipëria është ndër shtetet me emigracion tepër të lartë krahasuar me popullësinë, ndaj dhe fëmijët që punojnë jashtë vendit janë mbështetja kryesore për të moshuarit.

“Shyqyr që na mbajnë kalamajtë.”

Apeli i tyre shkon për trajtim të duhur financiar. Ndaj dhe në nisjen e përballjes për zgjedhjet e vitit 2021, bëjnë thirrje që të rishihet skema për pensionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat