Rama nuk përmbahet, ngrihet dhe kërcënon gazetarët në studio

Shqipëria

Rama nuk përmbahet, ngrihet dhe kërcënon gazetarët në studio

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 23:30
Rama nuk përmbahet, ngrihet dhe kërcënon gazetarët në studio

Pasi është tensionuar gjatë debatit për inceneratorët e mbetjeve dhe nuk kishte përgjigje për pyetjet e gazetarëve, Rama dhe u ngrit në këmbë për të sqaruar situatën.

Si fillim u drejtua drejt ‘led-wall’-it duke u munduar të shpjegonte sërish, por i gjendur sërish pa përgjigje, Rama spo kishte më si ti përgjigjej gazetarëve dhe filloi të afrohej drejt gazetarëve të ulur në panel.

Në një moment gjatë debatit me gazetarin Robert Rakipllari, Rama duket se e harroi distancën fizike deri në 2 metra dhe iu afrua duke i bërtitur dhe kërcënuar para fytyrës.

Kjo situatë ka shqetësuar gazetarët në studio. I pari që mori situatën në dorë ishte Armand Shkullaku që nxori menjëherë maskën dhe e vendosi në fytyrë pasi shqetësohej për mungesën e distancës mes tyre.

Më pas, moderatori Blendi Fevziu i kërkoi kryeministrit që të ulej dhe të shpjegonte nga karrigia e tij cmimet e përpunimit të mbetjeve që po ia thoshte para fytyrës Rakipllarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat