Java nis me shi, mësoni si do të jetë moti në vazhdim

Shqipëria

Java nis me shi, mësoni si do të jetë moti në vazhdim

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 08:49
Ilustrim

Moti i vrenjtur është rikthyer këtë fundjavë në vendin tonë, duke shkaktuar edhe fenomene të frikshme tornadoja  në Gjirin e Lalzit. Në një lidhje direkte në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora meteorologu Akil Osmani ka treguar se kjo vorbull u krijua si pasojë e ndryshimit të vlerave termike.

” Ishte një tornado i cili u formua momentalisht në Gjirin e Lalzit kjo si pasojë e ndryshimit të vlerave termike duke bërë që të kemi edhe krijimin e këtyre tornadove si pasojë e presioneve të ulëta atmosferike që ndodhin herë pas here gjatë stinës së vjeshtës”

Sa i përket  kushteve klimatike pjesa e parë e javës deri ditën e mërkurë pritet të jetë në ndikimin e vranësirave ku nuk do të mungojnë as rreshjet e shiut. Duek filluar nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi një përmirësim të kushteve të motit duke bërë që në fundjavë moti të jetë i qëndrueshëm.

“Pjesa e parë e javës deri ditën e mërkurë pritet që herë pas here të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë për rreshej të pakta shiu. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi një përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë më mbizotëruese në territorin shqiptar.

Duke qenë se jemi në stinën e vjeshtës vranësirat sërisht do të mbeten prezente, do të jenë më të pakta dhe më të fokusuara në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat malore.

Fundjava do të jetë e qëndrueshme, khtjellimet do të jenë prezente në vendin tonë. Zonat malore mbeten vranësirat dhe mundësitë për reshje shiu.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat