Denoncimi i Bashës: Nga thesari sot janë paguar 3 mln euro për një PPP

Shqipëria

Denoncimi i Bashës: Nga thesari sot janë paguar 3 mln euro për një PPP

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:29
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar sot se nga thesari i shtetit është bërë një pagesë 3 mln euro për një PPP. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha tha se këto para mund të bliheshin maska dhe teste.

“Nuk mund ti ikësh kësaj krize, nuk mund të shpikësh justifikime apo shashka propagandistike për të dhënë një përgjigje të thjeshtë pse nuk rriten testime. Pse nuk ndalen kontratat korruptive. Sot kemi një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e kombit. Të paktën dy herë më shumë paguajnë shqiptarët për rrugën e Kombit.

Nëse e marrim të mirëqene që vlera është dyfish më e lartë i bie që 1,.5 mln euro janë zhvatur dje. Sa teste mund të bliheshin, sa maska mund të bliheshin”, tha Basha.

Sipas tij, armiku numër një nuk është virusi, por Rama.

“Në këtë betejë koronavorusi provohet të jetë armiku numër dy, sepse armiku numër një është kryeministri i cili vazhdon të marrë para nga taksat e shqiptarëve dhe ti zhduke në xhepat e bandës së tij”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat