Heroinë dhe armë, ja kush është i arrestuari në Lezhë

Shqipëria

Heroinë dhe armë, ja kush është i arrestuari në Lezhë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Janë 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri që janë sekuestruar gjatë operaiconit të koduar ‘Aksi’ nga Policia e Lezhës.

Në pranga është vendosur Genci Drita, 43 vjeç nga Tirana, pasi në makinën e tij është gjetur droga dhe armët.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta dhe armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë.

Sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri.

Vihet në pranga 43-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat