Erion Braçe: Nëse rikthehen bastet, s’rri më në qeveri

Shqipëria

Erion Braçe: Nëse rikthehen bastet, s’rri më në qeveri

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 23:10
Erion Braçe

Zv.Kryeministri Erion Braçe thotë se qeveria s’ka asnjë plan për të lejuar sërish bastet sportive.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Braçe sqaron : “Kemi lejuar që këto kazino të jenë në hotele me 5 yje, vetëm atje. Pra ligji i 2018 kur u mbyllën lojrat e fatit apo bastet me ligjin e 2018 ka lënë vec këtë me kërkesë të ministrit të ekonomisë së asaj kohe që shihte fluksin e investimeve në struktura hoteliere në vijën bregdetare apo edhe në qytete të mëdhaja sic është Tirana.

Vetëm këtu, po nuk di unë që qeveria të ketë diskutuar që pas mbylljes. Tani mua më vjen keq po nëse do të ketë kthim prapa unë nuk jam më në qeveri.” – tha Braçe në Përballë.

Braçe apel bizneseve: Respektoni masat kundër pandemisë që të shmangim mbylljen

Zv.Kryeministri Erion Braçe i bën apel biznesve të respektojnë masat kundër Covid-19.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Braçe veçoi në thirrjen e tij pronarët e bareve dhe restoranteve. ” T’iu shpjegosh në mënyrë konstante që kjo që po bëni që kjo që po ndodh do t’iu sjelli mbylljen ndërkohë që është shumë më produktive dhe efektive për ju edhe për ne që ju të përgjysmoni numrin e tavolinave.

Nqs sot ke 20 mbaj 10, do t’i kesh të hapura. Përmirëso shërbimin, shërbe në një kohë më të shkurtër. Më mirë të fitosh 50 lek tani se sa të marrësh zero lek mbas një muaji dhe përsëri nuk të kuptojnë.” – theksoi Braçe në Përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat