‘Rama mos të merret me domatet e Besit por me…’/ Kryemadhi: 1 orë qëndrova, na matën temperaturën

Shqipëria

‘Rama mos të merret me domatet e Besit por me…’/ Kryemadhi: 1 orë qëndrova, na matën temperaturën

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:21
Monika Kryemadhi dhe Bes Kallaku

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është pyetur sontë në ‘Open’ për pjesëmarrjen e saj në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gjobit.

Kryemadhi tha se ka ndenjur jo më shumë se një orë dhe është ruajtur distanca duke e quajtur gjobën pa sens.

“Kryeministri para se të flasë për fotot e Bes Kallakut të sqarojë fotot në morg.

Para se të merret me domatet  e Bes Kallakut të merret me viktimat e morgut.

Unë kam ndejtur një orë jo më shumë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se nga 10 vetë.

Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare.

Edhe ne këtu jemi 10 veta, pse  nuk na gjobisin!”, deklaroi Kryemadhi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat