Atmosferë ndryshe tek Sanatoriumi/ Ansambli i këngëve dhe valleve popullore koncert për mjekët dhe pacientët

Shqipëria

Atmosferë ndryshe tek Sanatoriumi/ Ansambli i këngëve dhe valleve popullore koncert për mjekët dhe pacientët

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:39
Sanatoriumi

Një atmosferë ndryshe po ndodh në këto momente në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2.

Asambli i Këngëve Popullore ka performuar opara spitalit, për t’i dhënë pak momente të veçanta stafit të këtij spitali, por edhe pacientëve që po përballen me Covid-19.

Bluzat e bardha janë parë të kërcejnë në ballkonet e spitali, ndërsa disa prej tyre janë munduar edhe të shoqerojnë në ballokne edhe disa prej pacientëve që janë shtruar aty.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Kujtojmë se një ditë më parë në vend u shënua dita më tragjike e koronavirusit, me 19 humbje jete dhe 744 raste të reja brenda 24 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat