Një vit pas tërmetit, Abazi: Çfarë ka ndryshuar në emergjencat civile, sa qen janë stërvitur?

Shqipëria

Një vit pas tërmetit, Abazi: Çfarë ka ndryshuar në emergjencat civile, sa qen janë stërvitur?

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:56
Boiken Abazi

Vetëm një ditë më parë vendi përkujtoi tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit.

Por sot një vit pas saj, Boiken Abazi i Vetëvendosjes thotë se nga ana e qeverisë nuk kemi asnjë masë për situata të tilla.

Në Rtv Ora ai thotë se nga tërmeti i kaluar u vunë re mangësi në pajisjet e emergjencave civile, madje edhe në qen kërkimi.

E sipas në këtë drejtim nuk është bërë asgjë edhe sot që flasim.

Abazi: Si tërmeti dhe pandemia na tregojnë rolin e pazëvendësueshëm të shtetit. Shqiptarët kanë një përvojë të hidhur me diktaturën dhe këtë shtetin e rrënuar sa i përket pjesës së shërbimeve publike, shëndetësisë, emergjencave civile. Nuk kemi asnjë shpjegim nga qeveria çfarë ka ndryshuar në emergjencat civile, sa qen janë stërvitur gjatë kësaj kohe, cilat janë pajisjet se i pamë duke lëvizur gurët me duar. Cilat janë mësimet e nxjerra? Nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket kuadrit ligjor dhe nuk kemi shpjegime për njerëzit që janë kthyer në banesat e tyre në Durrës që janë të pabanueshme. Mund të na përsëritet i njëjti krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat