Ndryshimi i adresave shqetëson KQZ, anëtarja Vukaj e infektuar me Covid-19

Shqipëria

Ndryshimi i adresave shqetëson KQZ, anëtarja Vukaj e infektuar me Covid-19

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:55
Në takimin online të KQZ

Në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë 92 zona të administrimit zgjedhor, 2 më shumë se në parlamentaret e 2017.

Në takimin online të KQZ, komisioneri shtetëror Ilirian Celibashi tregoi që Bashkia e Fierit dhe bashkia e Beratit do të kenë 2 ZAZ më shumë.

Ndërsa anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çaka, ngriti shqetësimin e ndryshimit të adresave nga ana e gjendjes civile.

Për këtë arsye ai kërkoi një seance të posaçme për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse ky fenomen ndikon në zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarja e Rregullatorit, Helga Vukaj, e pamësuar me mbledhjen oline publike, tregon në një bisedë me përfaqësuesin e PD-së në KQZ që ndodhet në shtëpi me Covid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat