Rama në Shijak: 58 familje të zonës,Vitin e Ri e festojnë në shtëpi të reja

Shqipëria

Rama në Shijak: 58 familje të zonës,Vitin e Ri e festojnë në shtëpi të reja

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:14
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka vizituar familjarë në Shijak, të cilëve iu janë rindërtuar shtëpitë pasi ishin shkatërruar nga tërmeti.Rama u shpreh se cilësia e shtëpive të reja nuk ka diskutim, ndërsa shtoi se 58 familje në këtë zonë, do e festojnë Vitin e Ri në shtëpi të re.Por Partia Demorkatike pas denoncimeve të shumë banorëve, por edhe nga vëzhgimi i punës në terren, e quan mashtrim procesin, ndërsa thotë se qytetarët  po përdoren si kavie elektorale.

Kryeministri, Edi Rama, ishte në Shijak ku vizitoi disa familje, të cilëve iu janë rindërtuar shtëpitë pasi ishin shkatërruar nga tërmeti 26 nëntorit.

Kryemisnitri tha se shtëpitë e reja janë cilësore ndërsa premtoi se brenda Vitit të Ri rindërtimi do të ketë përfunduatr për të paktën 58 familje.

Por Partia Demokratike, akuzoi se rindërtimi po përdoret për qëllime elektorale dhe qeveria ka shtyrë qëllimisht rindërtimin e shtëpive të reja.

Ish-deputeti, Gent Strazimiri, thotë se këta qytetarë nuk do të mund të hyjnë në banesa para korrikut të 2022.

Ish-deputeti, Gent Strazimiri, thotë janë  plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale.

Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër.

Sipas Strazimirit, Rama e Veliaj po i trajtojnë njerëzit si kavie elektorale, duke paralajmëruar se ata shumë shpejt do të përgjigjen para ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat