Basha: Brenda muajit ndërtoj shtëpitë! Kur isha ministër nga përmbytja s’pati asnjë të vdekur

Shqipëria

Basha: Brenda muajit ndërtoj shtëpitë! Kur isha ministër nga përmbytja s’pati asnjë të vdekur

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 00:04
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se dhënia e çelësave të shtëpive të reja nga kryeministri Edi Rama është vetëm propagandë dhe asgjë tjetër.

Ai tha në emisionin “Log” se kjo është puna e bamirësve, ndërsa kryeministri duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet.

Ndërkohë Basha u shpreh se ka përvojë me administrimin e krizave kombëtare, pasi kur ai ishte ministër, në përmbytjen e Shkodrës nuk pati asnjë viktimë.

“Nuk është puna e Edi Ramës të japë çelësa, çelësat duhet t’i japë Zoti Naçi apo zoti Halil Kastrati.

Kjo nuk është puna e tij ai duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet. Nuk e ka pasur prioritet të ndihmojë njerëzit.

Ju garantoj një gjë, që këtë do ta konsiderojmë një problem katastrofe kombëtare dhe si e tillë do të kërkojë masa të shpejta.

Brenda muajit të parë nuk do të ketë familje në çadra.

Kam një përvojë me administrim krizash kombëtare me bilanc 0 të vdekur, në përmbytjen në Shkodër.

Sot qeveria i ka mundësitë që brenda 4 javëve t’i fusë të gjitha familjet në kontenierë.

Disbursimi i menjëhershëm i parave ndaj familjeve që mund t’i ndërtojnë vetë, këtë do të bëja”, tha Basha.

Per hir te se vertetes pavaresisht pervojes se Bashes per permbytjet ne Shkoder, nuk ka ndonje kronike ku te kete qene ai ne kryeqendren e Veriut, parate e demtimit i pagoi qeveria e Rames.

Pasi vetem tre muaj pas ardhjes ne pushtet te PS, PD ngriti banoret e permbytur qe kishin 3 vite qe prisnin, ne proteste per marrjen e demshperblimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat