Topalli: Me Berishën kam një komunikim të vazhdueshëm, por s’e pyeta për partinë

Shqipëria

Topalli: Me Berishën kam një komunikim të vazhdueshëm, por s’e pyeta për partinë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 07:15
Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer në politikë me Partinë Lëvizja për Ndryshim.

Kur e mori këtë vendim, Topalli mohoi të jetë konsultuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ajo pranoi për “Vizionin e Pasdites” se ka komunikim të vazhdueshëm me Berishën, por jo për vendimet që merr.

“Me zotin Berisha kam një komunikim të vazhdueshëm, por për vendimet që janë marrë gjatë kësaj periudhe nuk kam biseduar dhe nuk e kam ndarë me të.

Ka qenë korrekt kur ka thënë që zgjedhja është thelbi i lirisë. Nuk them se më ka mbështetur, as të kundërtën, por ka qenë korrekt si njeri që e di se çfarë do të thotë pluralizëm.”, deklaron Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat