E ndaluan… e qëlluan… një plumb në zemër. Detaje nga dinamika e vrasjes së efektivit të FNSH

Shqipëria

E ndaluan… e qëlluan… një plumb në zemër. Detaje nga dinamika e vrasjes së efektivit të FNSH

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:27
Xhulio Prela

Një efektiv i forcave FNSH të Shkodrës u ekzektua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Xhulio Prela 26-vjeç nga fshati Rrilë i këtij qyteti u gjet i vdekur në automjetin e tij në superstraden Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa nga informacionet e para mësohet se një person në këmbë dhe me elektrik dore i ka dalë para makinës së efektivit të FNSH-së Shkodër dhe I ka kërkuar të ndalojë.

Xhuloi ka hapur krahun dhe ka hapur xhamin e makinës.

Mendohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur debat. Më pas 26 vjeçari ka ndezur makinën për tu larguar kur është qëlluar nga një person i dytë.

Një plumb mësohet se e ka marrë në zemër. Ndërsa makina po largohej është qëlluar dhe dy herë të tjera, duke bërë që kjo makinë të humbë kontrollin dhe të përfundojë jashtë rruge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat