‘Urime për drejtimin e OSBE’/ Kim citon Ramën: Asgjë s’mund të ndryshojë bindjen tonë në marrëdhënien me SHBA e BE

Shqipëria

‘Urime për drejtimin e OSBE’/ Kim citon Ramën: Asgjë s’mund të ndryshojë bindjen tonë në marrëdhënien me SHBA e BE

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Edi Rama dhe Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për drejtim të suksesshëm sipas saj të OSBE-së përgjatë gjithë këtij viti që ka qenë më i vështiri.

“Urime Shqipërisë për një drejtim të suksesshëm të Shqipërisë përmes vitit më të vështirë. Ne vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë themelore”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Gjithashtu ajo ka zgjedhur edhe një citim të Kryeministrit Rama gjatë fjalës përmbyllëse në Ministerialin e OSBE ditën e djeshme

“Angazhimi i z. Rama: Asgjë nuk mund të ndryshojë bindjen tonë në lidhje me punën e përkushtuar për t’u bërë pjesë e familjes së BE dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë për të qenë të përkushtuar në marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme.”, citon Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat