Nuk ndalen grumbullimet e njerëzve

Shqipëria

Nuk ndalen grumbullimet e njerëzve

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Në kryeqytet mungon respektimi i distancës

“Aktualisht sipas projeksioneve jemi gati në pikun e valës, themi që edhe në 3-4 javët në vijim presim trend të rritur të rasteve me covid”, u shpreh Eugena Tomini më 24 Nëntor.

Edhe pse vendi ndodhet në një situatë të rënduar për shkak të Covid-19, grumbullimet e njerëzve vijojnë të jenë rrezik i madh.

Këto pamje janë pothuajse kudo në kryeqytet, vatrën më të nxëhte të Covid. Në bare, tavolinat janë plot me qytetarë. Edhe të moshuarit vijojnë të qëndrojnë së bashku.

Qytetarë të cilët qëndrojnë grumbull dhe pa asnjë distancë, por ngjitur me njëri-tjetrin. Madje edhe maskën nuk e mbajnë si duhet duke u kthyer në burim të përhapjes së virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat