U vendos pak ditë më parë, era e fortë rrëzon bredhin e Krishtlindjeve në Kolonjë

Shqipëria

U vendos pak ditë më parë, era e fortë rrëzon bredhin e Krishtlindjeve në Kolonjë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Foto

Stuhia e fortë e erës që ka përfshirë vendin tonë në orët e pasdites ka shkaktuar incidentin e parë në Kolonjë.

Pema e Krishtlindjeve është rrëzuar në sheshin e qytetit pikërisht në një datë simbol të vendosjes së pemës, 6 Dhjetor.

Fotoja e mëposhtme tregon bredhin e rrëzuar në shesh i cili pritet të merret nga punonjësit e bashkisë.

Pema u vendos vetëm pak ditë më parë, ku kryetari i Bashkisë Erion Isai ndezi dritat për të krijuar kështu një atmosferë festive në këto ditë të vështira të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat