“Këtu kam lënë plakun unë”, kryqëzimi i “vdekjes” në Peqin, banorët: Na ka shpëtuar Zoti

Shqipëria

“Këtu kam lënë plakun unë”, kryqëzimi i “vdekjes” në Peqin, banorët: Na ka shpëtuar Zoti

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:55
Banorë në Peqin

Ky është segmenti që lidh Elbasanin me qytetin e Peqinit. Kryqëzimi i njësisë administrative të fshatit Gjocaj së bashku me një tjetër që ndodhet 100 metra më tutje ka prodhuar shumë viktima.

Rreth 20 të vdekur dhe 280 të plagosur janë regjistruar në këtë aks vitet e fundit. Shkak ka qenë mungesa e sinjalistikës rrugore. Nga një vëzhgim i bërë nga ABC në këtë aks duket qartë se lëvizja automjeteve kryhet jashtë çdo rregulli. Shpejtësia e lejuar është 40 km në orë, ndërsa automjetet ecin 80 deri në 100 km në orë. Banorët thonë se janë të rrezikuar. “Makina vjen me shpejtësi. Na ka ndodhur shpesh të rrezikohet jeta. Jo vetëm mua”, thonë ata.

Ky qytetar vite më parë se ka humbur babanë, si pasojë e një aksidenti. “Këtu kam lënë plakun unë. Këtu mund të kenë vdekur mbi 10 veta”, shprehet ai.

Edhe kryqëzimi i fshatit Gocaj, ka prodhuar shumë viktima e të plagosur. Kjo sepse sinjalistika në këtë kryqëzim është zero. Rastet e aksidenteve kanë qenë të shumta. ‘Na ka shpëtuar Zoti”, shprehet një qytetar. Askush nga autoritetet rrugore në qarkun e Elbasanit nuk ka marrë masa që në këtë segment, për të vendosur ndriçim, por edhe tabelat sinjalizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat