Infermierë, mjekë, policë…/ Covid-19 përhapet në institucionet e Beratit

Shqipëria

Infermierë, mjekë, policë…/ Covid-19 përhapet në institucionet e Beratit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Ilustrim

Përhapja e Covid-19 në insitucionet vendore në Berat ka vijuar edhe ditën e sotme.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News nga ky qytet, virusi ka prekur punonjës të Spitalit Rajonal, të bashkisë Berat si dhe të burgut të këtij qyteti.

Rastet e reja:
-2 infermierë ë Repartin e Kirurgjisë Berat.
-2 mjekë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit.
-2 punonjës në bashkinë Berat.
-1 polic në Burgun e Beratit.
-1 punonjës i administratës së Prokurorisë së Rrethit.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 840 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit.

Nga këto 47 raste ishin në Berat ndërsa dy pacientë nga ky qytet nuk mundën të fitonin betejën me virusin.

Sa i përket rasteve aktive, qarku i Beratit ka 720 të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat