Masat shtrënguese/ Vetëm dy pasagjerë pozitivë, pala greke kthen pas gjithë autobusin

Shqipëria

Masat shtrënguese/ Vetëm dy pasagjerë pozitivë, pala greke kthen pas gjithë autobusin

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Kanë hyrë sot në fuqi masat shtrënguese të qeverisë greke në pikën kufitare të Kakavijës.

Kushdo që dot ë rezultojë pozitiv në testet e shpejta, i ndalohet hyrja në territorin helen.

Siç raporton gazetarja e Ora News nga Gjirokastra, Entiola Budo, ditën e sotme, në një autobus me 50 emigrantë shqiptarë, autoritetet greke në Kakavijë konstatuan pozitivë me Covid-19 dy qytetarë, të cilët janë kthyer pas.

Bashkë me dy personat, policia greke ka kthyer pas të gjithë autobusin, pavarësisht negativitetit në testet e shpejta.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë.

Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat