Manjani ‘kërcen përpjetë’ për vaksinën ruse: Pse, ata s’e duan jetën e tyre? Unë atë do bëja, s’më plas fare

Shqipëria

Manjani ‘kërcen përpjetë’ për vaksinën ruse: Pse, ata s’e duan jetën e tyre? Unë atë do bëja, s’më plas fare

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Ylli Manjani

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se nëse vjen në Shqipëri vaksina ruse SPUNTIK V, ai është gati që të vaksionet.

Në një shënim në facebook Manjani shkruan se rusët nuk janë budallenj që po vaksinohen në masë, ndërsa kërkon nga autoritetet që të marrin vaksinën ruse nëse është e mundur.

“Po nëse vaksinohemi me Sputnik V, vaksinën Ruse, ç’të keqe ka?! Rusët nuk e duan shëndetin e tyre që po vaksinohen masivisht?!

Apo duhet të besojmë detyrimisht deklaratat e kompanive farmaceutike dhe shkenctarëve përkatës?

Njësoj janë. Edhe në perëndim procedura e miratimit të vaksinës është emergjente. Njësoj si SPUTNIK V. Shkencërisht vaksina është i vetmi mjet parandalues dhe që mund ti japë fund kësaj flame.

Atëhere përse jo SPUTNIK V, nëse është mundësia më e mirë për t’u siguruar shpejt?! Do na mërzitet OBSH, apo do na akuzojnë për ndikim Rus?!

Punë e madhe! Kjo është punë shëndeti, jo politikë! Në këtë pikë, personalisht nuk do ndiqja asnjë këshillë ideologjike. Nëse SPUTNIK V vjen më shpejt tek unë, atë do bëja. As më plas fare se çfarë thonë”, shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat