Hajdari viziton varrin e Adem Jasharit: S’mund ta kuptojmë lirinë pa i nderuar sakrificat e bëra për të

Shqipëria

Hajdari viziton varrin e Adem Jasharit: S’mund ta kuptojmë lirinë pa i nderuar sakrificat e bëra për të

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Hajdari viziton varrin e Adem Jasharit

Deputetja Rudina Hajdari ndodhet sot në Kosovë dhe ka vizituar varrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

Përmes një postimi ajo thekson se nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të. Hajdari thotë se detyra e popullit është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës, drejt mirëqenies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit.

“Nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të! E nisa vizitën time në Kosovë duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të kryekomandantit të UÇK Adem Jasharit, të cilët dhanë jetën në përpjekjen e tyre për ti dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës.

Heronj si Adem Jashari nuk i kanë munguar kombit shqiptar në vite e kurrë nuk do i mungojnë, por detyra e jonë është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës, drejt mirëqenies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Nderim heronjve të lirisë!”, thotë Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat