Shqipëria aksion krah EUROPOL-it dhe 25 shteteve kundër trafikimit të armëve me postë

Shqipëria

Shqipëria aksion krah EUROPOL-it dhe 25 shteteve kundër trafikimit të armëve me postë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
EUROPOL ka zhvilluar një aksion kundër trafikut të armëve të quajtur "ARMSTRONG VII"

Në disa vende europiane është pikasur riaktivizimi i trafikut të armëve, ku ndër të sekuestruarat janë kallashnikov, thikë, dylbi snajperi. Duke nisur nga këto raste, EUROPOL ka zhvilluar një aksion kundër trafikut të armëve të quajtur "ARMSTRONG VII", në të cilin ka marrë pjesë Shqipëria dhe 25 vende të tjera.

Në disa vende Europiane është pikasur riaktivizimi i trafikut të armëve, dhe së fundmi po përdoret një taktikë e re ajo e trafikut me anë të pakove postare.

Duke nisur nga këto raste, EUROPOL ka zhvilluar një aksion kundër trafikut të armëve të quajtur "ARMSTRONG VII", në të cilin ka marrë pjesë Shqipëria dhe 25 vende të tjera.

Mbi 42.000 ambiente doganore u kontrolluan dhe u përfshinë në operacion 416 oficerë të cilët kanë zhvilluar 42.124 kontrolle, ku si rezultat i tyre u sekuestruan 6 armë zjarri, 13 pjesë të armëve të zjarrit, 600 municion dhe 297 armë të tjera (thika, llak, piper, tesera etj).

Operacioni u zhvillua midis 16-20 nëntorit, me përfshirjen e Policisë dhe autoriteteve doganore nga 26 vende, Austria, Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Gjermania, Danimarka, Estonia, Greqia, Spanja, Finlanda, Franca, Hungaria, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Rumania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, me përpjekjet koordinuese ndërkombëtare të mbështetura nga Europol dhe Komisioni Evropian - DG për Tatimin dhe Bashkimin Doganor (TAXUD) dhe DG Migracionit dhe Punëve të Brendshme (HOME) dhe Partia e Bashkëpunimit Doganor (ÇWP).

EUROPOL u ka bërë apel të gjithë policëve që të kenë kujdes e të shtojnë kontrollet dhe monitorimin e pakove postare, pasi kjo e fundit po përdoret tanimë edhe për trafikimin e armëve.

Apeli i është drejtuar edhe policisë shqiptare, pasi edhe në vendin tonë janë goditur disa raste të trafikut me postë. Në Shqipëri në vitin 2018 është goditur një grup nga Shijaku që dërgonte armë me postë në Angli. Në maj 2020 u kapën në Vlorë 11 mijë fara kanabis që vinin nga Spanja me postë në Vlorë. Ndërkaq më 16 nëntor të këtij viti, është goditur një grup i trafikut të armëve në Turqi-Bullgari-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Europë, ku policia shqiptare në bashkëpunim me policinë rumune, greke e portugeze kanë arrestuar 11 persona, mes tyre 9 shqiptarë, 191 armë pistoleta dhe 3714 karikatorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat