Balluku në kantierin e ujit në Rubik: Investimet në zonat e veriut në fokus

Shqipëria

Balluku në kantierin e ujit në Rubik: Investimet në zonat e veriut në fokus

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Belinda Balluku

Një kantier i ri uji po ndërtohet në Rubik, për të ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që të furnizohen me ujë pa ndërpreje në 24 orë.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e shoqëruar nga kreu i AKUM, Alqi Bllako pasditen e kësaj hënë në Rubik ku ka parë nga afër dhe punimet në lidhje me këtë kantier.

“Kam ardhur në Rubik për shkak të lëvizjes unë erdha gjatë natës dhe pash se këtu punohet me intensitet të plotë. Një tjetër kantier tashmë ku punohet me ritme rë shpejta, dhe është e rëndësishme që të përfundohet në kohë të shpejtë dhe në afat që tu vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve. Tashmë veriu është një potencial i madh turistik ndaj ne jemi fokusuar me investime tona në çdo zonë rurale dhe urbane”, është shprehur Balluku.

Ndërkohë aktualisht në të gjithë vendin janë hapur 128 kantiere, ndërsa duke nisur nga pranvera e ardhshme do të hapen edhe 70 kantiere të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat