“Në tre vite janë shtuar 13 media online që financohen nga shtete të tjera”/ Dezinformimi në Shqipëri, flet Çipa

Shqipëria

“Në tre vite janë shtuar 13 media online që financohen nga shtete të tjera”/ Dezinformimi në Shqipëri, flet Çipa

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Aleksandër Çipa

Kohët e fundit, media shqiptare ka pësuar një rritje të konsiderueshme të numrit të tyre dhe si rrjedhojë edhe dezinformimi i qytetarëve është akoma edhe më i madh.  

Rreth kësaj teme, Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në ‘Euronews Albania’ u shpreh se dezinformimi vjen kryesisht nga mediat online.

Çipa shtoi se në bazë të dhënave që ka unioni, vihet re se në tre vitet e fundit krahas mediave shqiptare, janë shtuar gati 13 media, të cilat financohen nga shtetet e tjera.

Ai tha se tipologjia e këtyre mediave shfaqet në formën e seksioneve në gjuhën shqipe të mediave ndërkombëtare. Sipas tij, financimet në këto media vijnë kryesisht nga Rusia, Turqia, Italia dhe Irani.

“Në mënyrë specifike realitetin e mediave online, problemet e medias online janë më të mëdha se mediat tradicionale në Shqipëri. Mediat online, të cilat mund të vlerësohen për një sqimë profesionale janë ende të pa rëna në sy në tregun e informimit, por megjithatë duhet të pranojmë një fakt, në tre vite se në spektrin e mediave online shqiptare kanë ardhur gati 13 media online nga vendet e tjera, që financohen nga vende të ndryshme, edhe vendet ndërkombëtare. Ato mund të konsiderohen tip seksioni në gjuhën shqipe të mediave ndërkombëtare, ato janë si Rusia, Turqia, Kina, Italia, Irani. Kjo është një gjë që nuk ka rënë në sy,” tha Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat