U qëllua për vdekje nga policia, xhaxhai i 25-vjeçarit: Nuk ka patur asgjë me vete, s’ka armë as në shtëpi

Shqipëria

U qëllua për vdekje nga policia, xhaxhai i 25-vjeçarit: Nuk ka patur asgjë me vete, s’ka armë as në shtëpi

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:44
Klodian Rasha

Në një deklaratë për mediat, xhaxhai i Klodian Rahës, i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia, është shprehur se viktima nuk ka patur asgjë me vete në momentin e ngjarjes, e aq më pak armë.

Ai rrëfeu për gazetarët se nipi kishte dale për të pirë kafe.

“Për të pirë kafe. Ka qenë i sëmurë përpara, por sot ka qenë në punë. Çfarë arme mor zotëri?! Babai ka qenë në gjumë dhe ka shku se “më ka pak djalin policia”. Nuk dime asgjë. Dimë vetëm që është në morg“, u shpreh ai.

Çfarë prisni nga autoritetet?

“Tani… Edhe në emër të vëllait. Ju jeni të nderuar që vini këtu për të zbardhur këtë punë. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Unë ju jap një garanci që, vëllai më ka garantu që djali nuk ka patur absolutisht gjë me vete. Se nuk ka armë as në shtëpi. Se si ka ndodh, se çfarë ka ndodh më gjatë nuk di”, shtoi xhaxhai i 25-vjeçarit.

Sipas Policisë, i riu dyshohet se në momentin që është konstatuar në rrugë nga policia, ka patur me vete diçka që dyshohet se ka qenë një pistoletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat