A mund të ketë zhvendosje të zgjedhësve në lista? KSHZ i drejtohet me shkresë Drejtorisë së Gjendjes Civile, ja pyetjet e parashtruara

Shqipëria

A mund të ketë zhvendosje të zgjedhësve në lista? KSHZ i drejtohet me shkresë Drejtorisë së Gjendjes Civile, ja pyetjet e parashtruara

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i është drejtuar përmes një shkrese Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i parashtruar disa pyetje lidhur me regjistrimin e popullsisë.

Ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 prillit, KSHZ kërkon të dije informacione mbi ekstraktet e popullsisë, kriteret e hartimit për çdo qark, dhe mundësinë që të ketë zhvendosje të zgjedhësve nga listat e qarkut.

Disa nga pyetjet e parashtruara janë:

Në cilën datë është nxjerrë ekstrakti i popullsisë?

Cili është kriteri i hartimit të ekstraktit të popullsisë së çdo qarku? Kodi 10-shifror apo adresat që janë regjistruar në regjistër?

A ekziston mundësia që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh dhe njëkohësisht të jenë në ekstraktin e popullsisë së një qarku tjetër?

Po ashtu në shkresën e firmosur nga kreu Celibashi, thuhet se: “Në llogaritjet e numrit të shtetasve për çdo qark, numër mbi të cilën KQZ do të caktojë numrin e mandateve për çdo qark, të dhënat bazohen në numrin e shtetasve sipas regjistrit të gjendjes civile të qarkut, apo në numrin e shtetasve që kanë adresën e banimit në qarkun përkatës, apo në numërin e shtetasve që kanë qendrën në këtë qark?”.

Në një tjetër pyetje thuhet: “A ka raste të ndryshimit të regjistrit të gjendjes civile nga një njësi vendore në një tjetër pa kërkesë/vetdeklarim të shtetasit?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat