Balla përshëndet deklaratën e eurodeputetëve: Të miratohet kuadri i negociatave

Shqipëria

Balla përshëndet deklaratën e eurodeputetëve: Të miratohet kuadri i negociatave

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
Taulant Balla

Një grup eurodeputetësh i kanë kërkuar Këshillit të Europës që të ndalojnë shtyrjen e bisedimeve të pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se “Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anetarësimit në BE”.

Ata nënvizjojnë përpjekjet e gjithëanëshme në reforma, në mënyrë të veçantë në fushën e drejtësisë.

“Në prag të takimit të ardhshëm të ministrave të çështjeve evropiane, ne nxisim Këshillin të miratojë kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të ndalojë më tej shtyrjen e bisedimeve të pranimit në BE. Ngecja aktuale po rrezikon besueshmërinë e Bashkimit në Ballkanin Perëndimor dhe zvogëlon fuqinë transformuese të BE-së dhe ndikimin e saj në rajon. Shqipëria gjithashtu meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke pasur parasysh përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformat gjatë viteve të fundit, në veçanti në sektorin e drejtësisë, dhe vlerësimin pozitiv të Komisionit për to. Nevojitet përpjekje nga Shqipëria në disa fusha, në rrugën e tyre për të përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në Konkluzionet e Këshillit. Përpjekjet gjithashtu duhet të bëhen nga disa Shtete Anëtare, të cilat aktualisht po manifestojnë dyshime për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile për të hapur Konferencën e Parë Ndërqeveritare, duke punuar me Shqipërinë në adresimin e shqetësimeve të tyre. Përpjekjet kryesore transformuese dhe reformuese do të duhet të ndodhin gjatë negociatave aktuale të zgjerimit“, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë është përshëndetur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Përmes një postimi në Facebook Balla deklaron se këta eurodeputetë janë pro miratimit të kuadrit të negociatave.

“Përshëndes thirrjen e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke i kërkuar Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e sotëm të Ministrave të Çështjeve Europiane”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat