Aksidenti tragjik i 22-vjeçares, “arrest shtëpie” për kunatën

Shqipëria

Aksidenti tragjik i 22-vjeçares, “arrest shtëpie” për kunatën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Alida Spahiu dhe Denisa Doku

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Denisa Dokun, e cila shkaktoi aksidentin, ku mbeti e vdekur kunata e saj, Alida Spahiu.

Kjo masë e lehtë sigurie ndaj 19-vjeçares, e cila është ende në ambientet e spitalit, vjen pas kërkesës së familjarëve të 22-vjeçares që humbi jetën, që çështja të mbyllej.

“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thanë familjarët e viktimës.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën "Demokracia" në Kamëz, ku 22-vjeçarja pasagjere humbi jetën si pasojë e përplasjes së një makine ‘Smart’ me një ‘Benz’. Në drejtimin e mjetit ‘Smart’, ishte 19-vjeçarja Denisa Doku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat