Komiteti i Ekspertëve: Javë vendimtare nëse do të ketë ndryshim të masave anti-Covid

Shqipëria

Komiteti i Ekspertëve: Javë vendimtare nëse do të ketë ndryshim të masave anti-Covid

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:47
Komiteti Teknik i Ekspertëve

Në një dalje për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka deklaruar se kjo javë do të jetë e rëndësishme nëse do të vendoset për të pasur një ndryshim të masave anti-Covid që janë akoma në fuqi nga autoritetet shëndetësore në vend.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme.

Ajo tha se kjo javë do të shihet për të parë nëse do të ketë nevojë për masa të reja.

“Gjendja mbetet relativisht e qëndrueshme dhe do na duhet një javë tjetër për të parë a do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri dhe në bazë të vlerave që do të kemi këtë javë do të gjykohet nëse do të mbetemi në nivelin e këtyre masave apo do të ketë nevojë për masa të tjera. Është një javë e rëndësishme në vlerësimin epidemiologjik të situatës”, tha Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat