Reagon Topalli pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia: Shumica e të rinjve po ikin, të paktën të mbrojmë ata që kanë mbetur

Shqipëria

Reagon Topalli pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia: Shumica e të rinjve po ikin, të paktën të mbrojmë ata që kanë mbetur

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Jozefina Topalli

Vrasja e djalit 25 vjeçar mbrëmë nga policia është një nga ngjarjet më të rënda të historisë së viteve të fundit.

Kështu u shpreh në një reagim të saj Jozefina Topalli, kryetarja e partisë së re “Lëvizja për Ndryshim”.

“Është dhembje e tmerrshme për familjen , por është po aq tronditëse dhe shokuese për të gjithë shoqërinë”, – tha Jozefina Topalli.

“Dua të shpreh ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e birit të tyre Klodian Rasha.”

“Kjo vrasje jo vetëm çoi në humbjen e një djali që sapo fillonte jetën pa kryer asnjë të keqe, por ajo  flet për një pasiguri të madhe për jetën e cila u këput  pikërisht nga ata që duhet ta mbrojnë atë”, shtoi ish-kryeparlamentarja.

“Ngjarja mbrëmë”, shtoi Topalli, – “ tregon se reforma në polici ka probleme serioze, tregon se sa pak vlen jeta tek ne, se sa larg jemi të drejtave e lirive themelore, sa të pambrojtur jemi nga shteti,nga ligji… nga politika e nga drejtesia”.

"Në diten e të rinjve sot ne të gjithë  bashkë kemi vrarë një djalë të ri, sepse të gjithë bashke jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi”.

“Boll me heshtje, boll me ankesa, boll me pazare. Është koha me reaguar. Është koha me lëviz e me ndryshuar gjendjen”.

“Shumica e të rinjve kanë ikur dhe po ikin, jeta që kanë mbetur duhen mbrojtur … më e pakta”.

“Unë nuk do hesht…”

“Sot duhej te ishta dita e tij” – tha më reagimin e saj, Jozefina Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat