Një tjetër humbje e madhe për arsimin shqiptar, ndahet nga jeta pedagogia e Universitetit të Mjekësisë

Shqipëria

Një tjetër humbje e madhe për arsimin shqiptar, ndahet nga jeta pedagogia e Universitetit të Mjekësisë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Suela Muça

Është ndarë nga jeta pedagogia e Universitetit të Mjekësisë dhe mjekja Obsetre-Gjinekologe, Suela Muça.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga vetë Universiteti i Mjekësisë. Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e ndarjes së parakohshme nga jeta të mjekes.

Muça ishte pjesë e stafit akademikt të UMT prej më shumë se 10 vitesh, duke lënë pas një humbje të madhe për mjekësinë.

“Prej më shumë se 10 vitesh Dr. Muça ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Ajo ishte e karakterizuar nga sinqeriteti, mirësia dhe përkushtimi i lartë si mjeke dhe pedagoge.

Largimi nga jeta i Dr. Suela Muça lë pas një humbje të madhe për mjekësinë, universitetin, familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin e mirë ta njohë.

Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe njerëzit e dashur”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat