“Goditja e madhe” e SPAK, paralajmëron SHBA: Ky aksion nuk do të jetë i fundit!

Shqipëria

“Goditja e madhe” e SPAK, paralajmëron SHBA: Ky aksion nuk do të jetë i fundit!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:23
Foto ilustruese

Teksa Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se ka zbardhur vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ka ardhur edhe reagimi nga SHBA.

Përmes Twitter, ambasadorja amerikane shprehet e bindur se ky nuk do të jetë hapi i fundit nga SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“SPAK ka marrë përsipër një tjetër rast të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky nuk është aksioni i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit.

Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla” – thotë Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat