Rinasi jep njoftimin e rëndësishëm: 9 fluturime të konfirmuara për të mërkurën

Shqipëria

Rinasi jep njoftimin e rëndësishëm: 9 fluturime të konfirmuara për të mërkurën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar 9 fluturime për datën 9 dhjetor 2020.⠀⠀

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa nënvizohet fakti se, maskat janë të detyrueshme.

TIA konfirmon se, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat