“Dhjetori i tridhjetë”/ Meksi apo Berisha në krye të PD, Genc Ruli votoi Saliun

Shqipëria

“Dhjetori i tridhjetë”/ Meksi apo Berisha në krye të PD, Genc Ruli votoi Saliun

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:08
Genc Ruli

Deputeti i PD, Genc Ruli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ndryshimi per marreveshjen e koncesionit per financimin, ngritjen dhe operimin e sherbimit te skanimit kontejnereve dhe automjeteve te tjera ne Republiken e Shiperise. /r/n/r/nLawmaker, Genc Ruli, during a parliamentary session.

Një nga protagonistët e lëvizjes së Dhjetorit dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Genc Ruli sot kur mbushet dhjetori i tridhjetë, tregon një sekret të pathënë më parë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Ruli tregoi se për cilin kandidat kishte votuar për t’u zgjedhur kryetar i PD-së.

Politika është arti i manipulimit të njerëzve, e them këtë jo në konjetacionin negativ, pra në kuptimin që duhet të ngjallësh besim tek shumica. Këtu Sali veçohej nga të tjerët. Kishte karakteri lideri dhe ishte figurë tradicionale shqiptare. Ishte në garë me Meksin por unë po tregoj një sekret të vogël, të pathënë, kam votuar që ai të zgjidhje kryetar i PD, e ndjeja që ai ishte lider.

Sokol Balla: Jeni penduar?

Genc Ruli: Jo. Historia është histori, nuk mund të pendohesh për gjënë e duhur në kohën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat