Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset drejtuesi i mjetit

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset drejtuesi i mjetit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 08:17
Pamje nga aksidenti

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime por raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se për shkak të tronditjes, ka qenë e vështirë nxjerrja e tij nga mjeti.

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë.

Policia ndodhet  në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat