Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, sot protestë në Tiranë

Shqipëria

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, sot protestë në Tiranë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:10
Klodian Rasha

Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivë të policisë vetëm se ai kishte thyer orarin e izolimit ka ngjallur një revoltë të madhe në të gjithë gjithë shoqërinë.

Eshtë e tmerrshme që sot në vitin 2021 një i ri të vritet vetëm se shkoi të blejë një paketë cigare, ndërsa është po kaq kriminale përpjekja e pushtetit për të manipuluar këtë krim makabër me skenarët e Sigurimit të Shtetit sikurse i riu kishte armë në dorë.

Qytetarët po organizohen përmes rrejteve sociale për të protestuar nesër në orën 16.00 përpara ministrisë së krimit që bëri thithçka për të manipuluar këtë vrasje shtetëtërore duke u bërë palë me vrasësin.

Thirrja qytetare kërkon angazhim të gjithë shoqërisë në protestën e nesërme në orën 16.00 para ministrisë së krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat