Ambasada e SHBA mesazh në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë

Shqipëria

Ambasada e SHBA mesazh në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:25
Ambasada e SHBA

Sot shënohet në të gjithë globin Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh, ku nënvizohet fakti se lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë.

“9 dhjetori është #Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë & kjo është arsyeja përse janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre“, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.

Çdo vit, 9 dhjetori shënohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ku theksohet nevoja për çrrënjosjen e korrupsionit dhe synohet krijimi i vetëdijes për mënyrat përmes të cilave mund të zvogëlohet korrupsioni.

Në vitin 2005, Asambleja e Përgjithshme e OKB e caktoi 9 dhjetorin si Dita Kundër Korrupsionit.

Tema për vitin 2020 ishte “Të Bashkuar Kundër Korrupsionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat