“I iku jeta 25-vjeçarit”, pedagogia: Kemi frikë deri në palcë për të ngritur zërin

Shqipëria

“I iku jeta 25-vjeçarit”, pedagogia: Kemi frikë deri në palcë për të ngritur zërin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Klodian Rasha dhe Jonila Godole

Vijojnë reagimet lidhur me vrasjen nga policia e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Më e fundit në rradhë është pedagogja Jonila Godole, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale analizon ngjarjen.

Sipas saj, 25-vjeçari u vra për 30 mijë lekë të vjetra gjobë që do të merrte.

“Për 30 mijë lekë të vjetra gjobë që do merrte, i iku jeta një 25 vjeçari. Një akt i paprecedent që nuk mund të justifikohet me arsye qesharake, jo ‘mu duk sikur kishte armë’, jo ‘ndriçimi ishte i pamjaftueshëm’.

Reagimi i plotë i pedagoges:

Per 30 mije leke te vjetra gjobe qe do merrte, i iku jeta nje 25 vjeçari. Nje akt i paprecedent qe nuk mund te justifikohet me arsye qesharake, jo ‘u duk sikur kishte arme’, jo ‘ndriçimi ishte i pamjaftueshem’.

Ndjekja urgjente penale e trupes ne sherbim eshte me e paketa qe duhej bere. Sot iu mor jeta Kodianit, neser do na ndodhi mua, ty, atij tjetrit. As ne komunizem nuk vritej njeri cepave te rrugeve, po i sajohej nje proces paçavure me deshmitare te rreme.

Kurse sot policia e gjasme shtetit demokratik del e vret per thyerje karantine e per mosvenie maske. Pa bere fushata komunikimi dhe ndergjegjesimi, por vetem burg, terror kolektiv, presion dhe vrasje.

Megjithate kjo vrasje si dhe shume te tjera jane pasoja dhe jo shkaku, i funksionimit defektoz te nje shteti qe ne qender nuk ka garantimin e jetes, te drejtave dhe prosperitetit te qytetareve, por rritjen e pushtetit personal te „nomenklatures“ se re, permes korrupsionit, nepotizmit dhe krimit. Dhe situata me gjase do te perkeqesohet.

Ne vazhdojme te heshtim per kulturen e pandeshkueshmerise qe u instalua ne Shqiperi pas 1990-es kur nuk u denuan krimet ndaj shqiptareve per 45 vjet diktature.

Dhe e njejta praktike vazhdon me krimet e kryera nga 1990 e deri sot. Kemi mbetur nje shoqeri e perçare si dikur nga lufta e klasave , e mpire plotesisht ne gjykimin ndaj te mires dhe te keqes, e brejtur moralisht nga trushpelarja e komunizmit, e verbuar aktualisht nga propaganda digjitale, me frike gjer ne palce te ngreme zerin ndaj dhunimit te perditshem, dhe ia dalim te bashkohemi vetem ne kauza padrejtesie individuale, vrasje a perdhunime. Nuk mjafton.

Klodian Masha u vra mëngjesin e djeshëm, pranë banesës së tij, nga një efektiv policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat