Rama nga SHBA: Takova bosin e Pfizer, ambicie që në janar-shkurt të nisim vaksinimin anti-Covid

Shqipëria

Rama nga SHBA: Takova bosin e Pfizer, ambicie që në janar-shkurt të nisim vaksinimin anti-Covid

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Edi Rama

Pasi u nis të shtunën drejt ShBA për të negociuar “sy më sy” për vaksinën anti-Covid, Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke shkruajtur:

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.“

Mesazhi i Ramës:

Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duke e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat