Ditmir Bushati merr postin e rëndësishëm në OSBE

Shqipëria

Ditmir Bushati merr postin e rëndësishëm në OSBE

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është emëruar si përfaqësuesi special i OSBE për Kaukazin e Jugut nga Asambleja Parlamentare.

OSBE ka bërë me dije se “ Bushati do të ndjekë situatën e përgjithshme politike në këtë rajon, do të punojë për promovimin e dialogut në të gjithë segmentet e shoqërisë, me fokus të vecantë atë në nivel parlamentar, duke nxitur dhe inkurajuar pajtimin në konfliktet e stërzgjatura në rajon.”

Sipas tyre, Bushati do të ketë për detyrë të marrë në konsideratë  mënyrat dhe masat e ndërtimit të besimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për identifkimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike.

Ish-ministri gjithashtu do të punojë me kryesinë dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, grupin e Misnkut, si dhe Përfaqësuesin Personal të Kryetarit të Zyrës për Konfliktin e Trajtuar nga Grupi i Minskut si dhe do të ndjekë zhvillimet në Diskutimet Ndërkombëtare të Gjenevës. Ndërkohë që mandati i tij do të zgjasë deri në korrik të 2021, në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bukuresht.

Më herë kryeministri Edi Rama e përjashtoi Bushatin nga gara si përfaqësues të OSBE për Lirinë e Medias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat