Momenti i shpërthimit në Shkodër, pronari: Është një dorë dashakeqe, nuk do hesht

Shqipëria

Momenti i shpërthimit në Shkodër, pronari: Është një dorë dashakeqe, nuk do hesht

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
Pamje nga video

Këshilltari i Bashkisë Shkodër, Arbis Vjerdha, pronari i një prej lokaleve që u përfshi nga flaket  një natë më parë në Shkodër, flet per ngjarjen.

Ai hedh poshtë deklarimet e shefit operacional të zjarrfikeses se zjarri ka ardhur nga bombulat e gazit, por thotë se ka patur një shpërthim.

Vjerdha: Nuk kemi patur fare gaz, por bej thirrje qe aty te hetohet e plote ngjarja. Ka specialiste kriminalistikes qe vertetojne a ka gaz apo jo, aty nuk ka patur asnje bombul. Ajo ka qene nje dore dashakeqe qe duhet hetuar nga drejtesia se me ke e ka patur.

Njerezit kane degjuar eksplodim, duken kembat e ashensorit te hapura jo te deformuara. Kamerat e sigurise, ato te bashkise jane jashte funksioni edhe pse jane paguar leke per vendosjen e tyre. Dua te jem i ndershem, si anetar keshilli bashkiak kam folur dhe nuk do te hesht. Une jam nga ato qe nuk dua ta leshoj Shqiperine, kam letra nje shteti Europian dhe skam nevoje per azil apo asgje tjeter. Ajo dore e ka patur me mua ose ndonje nga fqinjet e mi.

Më pas ai përmend edhe ish ministrin e Shëndetësisë dhe deputetin socialist Ilir Beqja.

“Kur kam folur per presione ju i referoheni nje statusi timit per deputetin Ilir Beqja. Qe deputeti Beqja eshte nje maskara me cizme si heq asnje presje, qe eshte armik i Shkodres prap si heq presje. Por nuk besoj qe lufta politike te shkoje deri ketu!“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat