Vrasje dhe drogë, OFL u dërgon formularët dy ish të dënuarve në Korçë e Kurbin

Shqipëria

Vrasje dhe drogë, OFL u dërgon formularët dy ish të dënuarve në Korçë e Kurbin

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
OFL

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Korçë dhe Kurbin ku I ka dërguar formularët e pasurisë dy ish të dënuarve për vrasje dhe trafik droge.

Ora News meson se bëhet fjalë për shtetasit Kristaq Caca dhe Durim Hasolli.

Kristaq Caca, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim”;

Durim Hasolli, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

K. C., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim”;

D. H., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat