Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit në Korçë thyejnë xhamat e Bashkisë dhe djegin zbukurimet! Ndërhyn policia

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit në Korçë thyejnë xhamat e Bashkisë dhe djegin zbukurimet! Ndërhyn policia

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Foto nga protesta

Protestuesit në Korçë të cilët u mblodhën për të treguar revoltën e  tyre për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.

Top Channel mëson se nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta është plagosur një efektiv policie.

Është dashur ndërhyrja e policisë së pajisur me mjete mbrojtëse për të shpërndarë turmën e protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat