Barnat falas për pacientët me COVID-19, mjeku sqaron procedurën e rimbursimit

Shqipëria

Barnat falas për pacientët me COVID-19, mjeku sqaron procedurën e rimbursimit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Dr. Gëzim Bregu

Mjeku i familjes në qendrën shëndetësore nr.6 në Durrës, Dr. Gëzim Bregu sqaron procedurën e rimbursimit 100% falas për qytetarët e diagnostifikuar me koronavirus.

Ai shprehet se kontakti i drejtpërdrejtë është mjeku i familjes i cili më pas kontakton me epidemiologun për të marrë të dhënat e pacientit.  Ai shton se proceduara për dhënien me rimbursim të barnave të grupit të pacientëve që  janë me Covid është e njëjta procedurë që bëhet dhe për rimbursimin e barnave të tjera.

“Mjeku i familjes kontakton me epidemiologun merr të dhënat dhe referohet për tampon. Nëse tamponi del pozitiv ky pacient karantinohet në shtëpi dhe të gjitha kontaktet i mban me mjekun  familjes. Këtu fillon ndjekja rigoroze e sëmundjes.

Në bazë të vendimit të qeverisë pacienti merr trajtimin me rimbursim të barnave me listën që është përcaktuar. Mjeku i familjes përcakton gjendjen e të sëmurit dhe e ndan atë sipas formave të sëmundjes dhe pacienti trajtohet falas.

Proceduara për dhënien me rimbursim të barnave të grupit të pacientëve që  janë me Covid është e njëjta procedurë që bëhet dhe për rimbursimin e barnave të tjera.  Për të marrë recetën me rimbursim ku janë barnat, është kodi 1009, 1010 për Covid stadi i parë, Covid stadi i dytë… dhe pastaj rigjenerohet receta me ilaçet përkatëse”, sqaroi mjeku i familjes Gëzim Bregu.

Videomesazhi u publikua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat