A mjafton dorëheqja e ministrit? Kristo: Fugonat e policisë nuk u blenë që të mbushen me qytetarë

Shqipëria

A mjafton dorëheqja e ministrit? Kristo: Fugonat e policisë nuk u blenë që të mbushen me qytetarë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Erion Kristo

Pedagogu dhe drejtuesi i emisionit “Bardh a Zi” Erion Kristo, i ftuar këtë të enjte në Radari Informativ në ABC më Jonida Shehun, foli për protestat e zhvilluara për vrasjen nga efektivi i policisë, Klodian Rasha, për reagimin e kryeministrit Edi Rama, si edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Kristo u shpreh se kryeministri Rama përpiqet që ngjarjen që tronditi opinionin publik ta kanalizojë në një çështje politike, teksa shtoi: “Fugonat e shtrenjtë të policisë nuk janë blerë që të mbushen me qytetarë që kanë harruar në shtëpi kartën e identitetit”.

Gjithashtu pedagogu tha se Rama duhet t’i fliste jo vetëm opozitës, por qytetarëve dhe atyre njerëzve që nuk janë të përfshirë me politikë, ndërsa i konsideroi të paarsyeshme arrestimet që u bënë nga policia pas protestës së realizuar në kryeqytet mbrëmjen e së mërkurës.

“Rama në njëfarë mënyrë mbrojti veprimtarinë e policisë, ndërkohë që duhet t’i shpjegojë publikut pse policia vepron përtej kufijve të saj ligjor. Rama përpiqet ta kanalizojë problematikën që ndodhi tek  jë çështje politike.

Policia është përdorur më së shumti për të mbrojtur pushtetin e Ramës. Rama bëri shumë mirë që nuk mbajti përgjegjësi. Por nuk më pëlqen që situatën përpiqet t’ja faturojë opozitës. Unë kam vërejtjet e mia. Kjo ishte një çështje shumë e madhe qytetarë, por Rama duhet t’i fliste jo vetëm opozitës, por qytetarëve edhe atyre njerëzve që nuk janë të përfshirë me politikën. Përse ka pasur arrestime natën, kjo ngjarje mund të mbaronte me qetësi. Unë prisja ose dorëheqjen e ministrit ose shkarkimin e drejtorit”, tha Kristo.

Bisedës në studio iu bashkua në një lidhje të drejtpërdrejtë edhe gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj i cili pasqyroi situatën e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa shtoi se ndryshe nga protesta e djeshme, këtë të enjte Policia e Shtetit ka vendosur që të mos lejojë grumbullimin e qytetarëve.

Ndërkohë pedagogu tha se pas 25 prillit sipas tij policia nuk do të ndryshojë, duke shtuar se do të ketë vetëm “krasitje”, pra lëvizje.

“Policia të mos ushtrojë dhunë, duhet të përpiqet të kuptojë se qytetarët janë të mllefosur. Fugonat e shtrenjtë të policisë nuk janë blerë që të mbushen me qytetarë që kanë harruar në shtëpi kartën e identitetit”, përfundoi Kristo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat