Me 8 qepje në kokë dhe veshin e çarë, i riu që u dhunua nga policia: Më kanë lënë shenja në fyt

Shqipëria

Me 8 qepje në kokë dhe veshin e çarë, i riu që u dhunua nga policia: Më kanë lënë shenja në fyt

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:58
Mario Boja

Mario Boja, i riu që u dhunua në protestën e ditës së djeshme nga policia ka kaluar të gjithë natën në spital për shkak të plagëve të rënda. Burime bëjnë me dije se aktualisht ndodhet në shtëpi, në gjendje të qëndrueshme.

Në një reagim për Fax News, thotë se e kanë lënë me shenja në fyt dhe ka mbi 8 qepje pas koke pasi e kanë rrahur me shkop gome.

“Pas veshi jam godit po fatmirësisht s’jam çarë, më kanë çarë e pas koke me mbi 8 qepje, më kanë çarë në kokë po që s’kishin nevojë për qepje, më kanë lënë shenja në fyt në momentin që donin të më rrëzonin, e më ranë e me shkopa gome nga këmbët, s’di ku ndodh që qëllohesh me shkop gome drejt e në kokë, po s’kemi ç’të bëjmë, këtë vend kemi”, tha Boja.

I riu mori pjesë në protestën e dytë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë. Ndonëse kryeministri Rama deklaroi se Sandër Lleshaj i kishte dorëzuar dorëheqjen, revoltat nuk u ndalën dhe protestuesit u shpërndanë në disa zona të kryeqytetit për shkak të gazit lotsjellës dhe shkaktuan kaos në Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat