“Arma u gjet në pellg uji, janë fshirë gjurmët e gishtave”/ Çfarë u zbulua pas vrasjes së Klodian Rashës

Shqipëria

“Arma u gjet në pellg uji, janë fshirë gjurmët e gishtave”/ Çfarë u zbulua pas vrasjes së Klodian Rashës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:00
Klodian Rasha

Arma tip, pistoletë që dyshohet se është poseduar nga Klodian Rasha, i cili mbeti i vdekur në vend gjatë ndjekjes nga efektivi i policisë, N.H, nuk mund të identifikohet nëse është përdorur ose jo nga Klodian Rasha.

Kjo pasi pistoleta është gjendur e hedhur në një pellg uji, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganava, çka e bën të pamundur gjetjen e gjurmëve të gishtave, por dhe faktorëve plotësues të qitjes.

Megjithëse kjo armë e sekuestruar nga polici me inicialet F.A, është çuar për ekzaminim të gjurmëve të gishtave, ekspertët ende nuk kanë gjetur gjurmë të saj, për shkak se pistoleta ka qëndruar e zhytur në pellgun me ujë dhe për pasojë ka humbur elementët e identifikimit të gjurmëve të gishtave.

Ndaj dhe kur janë mbushur 3 ditë nga vrasja e Klodian Rashës, policia dhe prokuroria ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar se kujt i përket arma e sekuestruar rreth 100 metra larg trupit të viktimës Klodian Rasha.

Pistoleta është gjetur disa minuta pas ngjarjes nga punonjësi i policisë me inicialet F.A. Arma është zbuluar pas krehjes së zonës që ka bërë policia, duke verifikuar çdo metër ku kishte kaluar Klodian Rasha.

Sipas dokumentacionit, pistoleta është gjendur brenda një pellgu me ujë, dhe gjetja e saj është kryer vetëm pasi është kontrolluar me këmbë dhe elektrik dore, sipërfaqja e ujit.

Prania e armës në uji, e bën të pamundur të nxirret një konkluzion i saktë deri në këto momente, duke mbuluar me mister enigmën nëse arma pistoletë e gjetur i përkiste ose jo viktimës Klodian Rasha, që mbeti i vrarë në vend në mëngjesin e datës 8 dhjetor 2020, vetëm 70 metra larg banesës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat